41.058477, 19.614087
Firma ALBASEED SH.P.K. u krijua ne vitin 1998 me qender ne Sarande duke patur si objektiv importimin ne Shqiperi dhe shitjen me shumice te inputeve te ndryshme bujqesore, farerave hibride, pesticideve, plehrave kokrizore dhe kristalore, impjanteve vaditese etj., duke perfaqesuar ne Shqiperi disa nga firmat me dinjitoze te botes sic jane SYNGENTA, ZERAIM GEDERA, DAEHENFELD, TRADECORP, PHYTOTHREPTIKI etj. Sot firma ALBASEED eshte perqendruar ne kerkimin shkencor, eksperimentimin ne kushtet e kultivimit te fermerit shqiptar me qellim gjetjen e hibrideve me te pershtatshme dhe me rezultative sic jane hibridet e domates, te trangullit, te specit, te shalqinit, te pjeprit, te misrit etj., plehrave kimike , preparateve speciale per ushqimin e bimeve si dhe programet bashkekohore te kultivimit dhe ushqimit te bimeve. Objektivi i ri i firmes ALBASEED eshte eksperimentimi dhe prodhimi ne vend i kultivareve te vendit sic jane ekotipet e ndryshme te jonxhes, misrit, fasules, barbunjes etj. Pervoja e krijuar, serioziteti , korektesia, kontakti dhe konsultimi i perditshem me fermeret, rezultativiteti ne punen e fermerit si dhe shume faktore te tjere e kane bere firmen ALBASEED te jete nje nga kompanite lidere ne Shqiperi ne fushen e bujqesise.